Parashikimi: Kushte të paqëndrueshme atmosferike
Të hënën, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Në zonën e veriut, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, por edhe me kthjellime. Pas orëve të pasdites, moti do të jetë kryesisht me kthjellime.
Reshjet e shiut, me intensitet të ulët, priten nga orët e para të 24-orëshit deri në mesditë në zonën e jugut dhe qendër. Për periudha të shkurtra, reshjet mund të shoqërohen me stuhira. Në zonën e veriut, reshjet e shiut do të jenë të izoluara, në formë pikash, sidomos në relievet e larta malore. Pas orëve të pasdites, reshjet e shiut do të ndërpriten në të gjithë territorin.
Era do të fryjë nga drejtimi juglindje – verilindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s. Në bregdet, lugina dhe male, era pritet të arrijë deri në 14 m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.
