Macron: Irani duhet të ndalojë sulmet dhe të sigurojë lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit
Presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar bisedime telefonike sot me Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe Presidentin iranian Masoud Peskov, para se të udhëtojë nesër drejt Qipros për të forcuar sigurinë në rajonin e BE-së dhe Mesdheun lindor.
Macron theksoi se Irani duhet të garantojë lirinë e lundrimit, duke i dhënë fund mbylljes “de facto” të Ngushticës së Hormuzit. Ai gjithashtu përsëriti qëndrimin e Francës, sipas të cilit, një zgjidhje diplomatike është e nevojshme për t’i dhënë fund konfliktit.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të bisedës së tij me Presidentin amerikan.
