Manja: Pretendimet për pengim të drejtësisë janë politike

Imuniteti i Ballukut/Manja: Pretendimet se po pengohet drejtësia janë politike

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka prezantuar raportin e PS-së lidhur me kërkesën e SPAK-ut për marrjen e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut.

Ulsi Manja deklaroi se SPAK po heton lirisht dhe nuk po pengohet në ushtrimin e kompetencave sa i përket hetimit dhe ndjekjes penale. Ai shtoi se, megjithatë, kërkesa për zbutjen e masës, ku kompetenca përfundimtare i takon seancës në Kuvend, është një çështje tjetër.

Manja theksoi se pretendimet se Kuvendi, duke u kujdesur të zbatojë parimet e rëndësishme të demokracisë, pengon drejtësinë, nuk kanë baza ligjore por kanë natyrë politike. “Fakti që pritëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese vërteton seriozitetin tonë. Morëm në konsideratë vendimin e Kushtetueses që është tashmë në fuqi,” – tha ai.

SPAK ka vënë në lëvizje Kuvendin dhe kërkon zbutjen e masës së sigurisë me arrest.

Scroll to Top