Arrestim në Tiranë për disa vjedhje

Arrestohet në Tiranë autori i disa vjedhjeve

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, i dyshuar si autor i tre vjedhjeve në kryeqytet. I riu, me iniciale M. K., rezulton të jetë dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale.

Menjëherë pas denoncimeve të qytetarëve lidhur me vjedhjen e pronës/pasurisë së tyre në territorin në juridiksion të komisariateve të Policisë Nr. 3 dhe Nr. 1, shërbimet e këtyre njësive organizuan punën për zbardhjen e autorësisë së këtyre rasteve.

Si rezultat, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i tre vjedhjeve, shtetasi M. K., 36 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka kryer këto vepra:

  • më datë 06.03.2026, ka vjedhur 1 biçikletë elektrike, në Rrugën e Kavajës;
  • më datë 07.03.2026, i ka vjedhur varësen një shtetaseje, në bulevardin “Gjergj Fishta”;
  • më datë 08.03.2026, i ka vjedhur portofolin një shtetasi, në rrugën “Avni Rustemi”.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 36-vjeçari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e policisë.

Scroll to Top