Inflacioni në 2.5% në Shkurt: Qiratë dhe Ushqimet Ngrijnë Çmimet

Inflacioni u rrit në 2,5% në shkurt, ndikuan kryesisht qiratë dhe ushqimet

Rritja e çmimeve të qirave dhe ushqimeve ishin faktorët kryesorë që kontribuan në inflacionin e muajit shkurt 2026, i cili arriti në 2,5%, duke u rritur nga 1,9% që ishte në shkurt 2025. Krahasuar me muajin janar 2026, çmimet e konsumit u rritën me 0,5%.

Sipas INSTAT, rritja vjetore e çmimeve u ndikua kryesisht nga:

  • Grupi “qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 5,3%
  • “Sigurime dhe shërbime financiare” me 4,3%
  • “Argëtim, sport dhe kulturë” me 4,2%
  • “Restorante dhe shërbime akomodimi” me 2,4%
  • “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 2,3%
  • “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2,2% secili
  • “Shërbimi arsimor” me 1,9%
  • “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,7%

Në ndikimin e rritjes vjetore, grupi “qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” kontribuoi më shumë me 1,06 pikë përqindje, i ndjekur nga “ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,60 pikë përqindje.

Gjithashtu, ndikim pozitiv patën edhe grupet:

  • “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,15 pikë
  • “Restorante dhe shërbime akomodimi” me 0,13 pikë
  • “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,11 pikë

Grupet “Shërbimi arsimor” dhe “Sigurime dhe shërbime financiare” kontribuan me 0,06 pikë secili, ndërsa “Transporti” dhe “Informacioni dhe komunikimi” me 0,03 pikë secili. Grupet “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” kontribuan me 0,02 pikë përqindje secili.

Scroll to Top