Lufta në Lindjen e Mesme ndikon furnizimin global me naftë, Kroacia vendos kufizim mbi çmimet e karburantit
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, njoftoi të hënën se vendi i tij do të kufizojë çmimet e benzinës dhe naftës, në kohën kur lufta në Lindjen e Mesme po shtrëngon furnizimet globale me naftë.
Plenković theksoi se qeveria e tij do të vendosë kufizime mbi çmimet duke filluar nga e marta, duke e bërë Kroacinë një nga vendet e para të Bashkimit Evropian që kufizojnë rritjen e çmimeve të karburantit në pikat e shitjes.
“Sot, do të ndërmarrim hapa për të lehtësuar rritjen e çmimeve të energjisë dhe për të mbrojtur standardet e jetesës së qytetarëve kroatë”, tha ai gjatë një takimi të jashtëzakonshëm qeveritar.
