Shkodër: Person i armatosur i shpëton policisë, operacion në vijim

Shkodër: Person në kërkim qëllon në ajër dhe i shpëton policisë

Një shtetas ka qëlluar në ajër me armë zjarri në lagjen Kiras të Shkodrës, ndërsa policia po zhvillonte një operacion për kapjen e tij, pasi cilësohej si person me rrezikshmëri të lartë.

Në momentin kur efektivët e policisë ndodheshin në ndjekje dhe afër tij, shtetasi ka shtënë në ajër dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Sipas burimeve policore, bëhet fjalë për shtetasin B.B., i cili rezulton në kërkim edhe për vepra të tjera penale.

Dhjetëra forca policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Operacioni për kapjen e tij vijon, ndërkohë që zona është blinduar me efektivë dhe masa të rrepta sigurie.

Scroll to Top