Kush do të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit pas Ilir Prodës? Zbardhet lista e kandidatëve.
Janë zbardhur emrat e zyrtarëve dhe drejtuesve të policisë që kanë aplikuar për postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit, duke synuar të zëvendësojnë Ilir Prodën, i cili u shkarkua nga detyra nga kryeministri Rama.
Sipas informacioneve nga burime mediatike, procesi i përzgjedhjes ka tërhequr disa zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët tashmë po konkurrojnë për të drejtuar këtë institucion.
Kandidatët që kanë paraqitur zyrtarisht kërkesën për të marrë pjesë në garë janë:
- Lenc Panganika
- Gentian Shehaj
- Afrim Tafa
- Idajet Faskaj
- Pëllumb Seferi
- Elidon Çela
- Skënder Hitaj
- Tonin Vocaj
