Ligji i Basteve: Aktet Nënligjore Drejt Miratimit Pas 2 Vitesh

Dy vite pas miratimit të ligjit të basteve, ministri i Financave shpjegon vonesën në miratimin e akteve nënligjore: Vendimet do të dalin së shpejti

Dy vite pas miratimit të ligjit për bastet sportive, Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka sqaruar arsyet e vonesës në miratimin e akteve nënligjore. Ai ka theksuar se procesi ka kërkuar kohë për shkak të përfshirjes së ekspertizës ndërkombëtare.

Pas mbledhjes së qeverisë, ministri Malaj bëri të ditur se një prej akteve është miratuar në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. Ai shtoi se shumë shpejt pritet të dalin edhe aktet e tjera, të cilat do të mundësojnë funksionimin e plotë të tregut të basteve sportive, duke përfshirë edhe bastet online.

“Ministria e Financave është duke punuar me aktet nënligjore për bastet sportive. Ekziston edhe një akt i cili është miratuar sot në mbledhjen e qeverisë dhe shumë shpejt do të dalin të gjitha aktet e nevojshme në mënyrë që të mundësojmë edhe bastet online. Kjo kërkon punë, pasi është marrë edhe ekspertizë ndërkombëtare në mënyrë që kuadri ligjor për bastet sportive të jetë sipas standardeve më të mira ndërkombëtare”, u shpreh Malaj.

Scroll to Top