Dekretimi i Diellës: Gjykata Kushtetuese cakton datën e shqyrtimit të padisë së opozitës
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më 26 maj kërkesën e opozitës lidhur me kundërshtimin për dekretimin e Diellës, ministre nga Presidenti. Padia u depozitua pranë Gjykatës Kushtetuese nga grupi i deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët e kanë cilësuar si antikushtetuese dekretimin e Diellës si ministre virtuale të qeverisë.
Në fjalën e saj të parë në Kuvend, Diella iu përgjigj akuzave të opozitës, duke u shprehur se “makineritë nuk gabojnë, por të gabuara janë vendimet çnjerëzore që merren nga njerëzit”.
