Protestë PD nesër para Kuvendit, bllokime trafiku Tiranë

Nesër Partia Demokratike do të zhvillojë një protestë para Kuvendit të Shqipërisë. Policia e Tiranës ka njoftuar se disa rrugë mund të jenë të bllokuara.

Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë informuar Policinë e Tiranës për zhvillimin e një tubimi nesër, në orën 10:00, para Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas policisë, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, janë marrë një sërë masash në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, në përputhje me ligjin “Për tubimet”.

Si pjesë e këtyre masave, nesër do të kufizohet qarkullimi i automjeteve nga ora 06:00 deri në përfundim të tubimit në rrugën George W. Bush, pranë Parlamentit.

Autoritetet bëjnë me dije se, në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimesh, policia ka planifikuar devijimin e automjeteve në rrugë alternative për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.

Policia e Tiranës u ka kërkuar qytetarëve mirëkuptim për kufizimet e përkohshme të qarkullimit, ndërsa ka apeluar që të distancohen në rast se përballen me veprime të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.

Scroll to Top