Sekretet e rezidencës së Jeffrey Epstein: Skulptura, fotografia misterioze dhe gruaja bionde
Një nga viktimat e ish-pedofilit të dënuar, Jeffrey Epstein, ka rrëfyer për FBI-në detaje rreth rezidencës së tij në Manhattan. Sipas saj, Epstein mbante aty një fotografi dhe një skulpturë të një gruaje misterioze bjonde, të cilën ai pretendonte se ishte “nëna e fëmijës së tij”. Këto të dhëna janë bërë publike nga Departamenti i Drejtësisë amerikan.
Viktimën, e cila dyshohet se është abuzuar nga Epstein që në moshën 16-vjeçare në vitin 2005, ishte një modele aspirante. Ajo ka përshkruar për FBI-në se fotografia e grave ndodhej në një dhomë të mobiluar në Upper East Side. “Ishte një pikturë e madhe e një gruaje të zhveshur në plazh, e varur pranë perdeve kafe,” ka thënë ajo, duke shtuar se Epstein e kishte identifikuar gruan si nënën e fëmijës së tij.
Në një dhomë tjetër të rezidencës, Epstein kishte ekspozuar një skulpturë blu të një torsos gruaje, e cila nuk kishte kokë, krahë apo këmbë. Viktima ka dëshmuar se Epstein e quante këtë figurë “perfekte” dhe shprehej se burri i saj do të ishte me fat.
Vëllai i Epstein ka mohuar vazhdimisht ekzistencën e ndonjë fëmije të tij. Megjithatë, dokumente të Departamentit të Drejtësisë sugjerojnë të kundërtën. Në një email të vitit 2011, ish-bashkëshortja e Andrew Mountbatten-Windsor, Sarah Ferguson, i dërgonte urime për lindjen e një djali, duke shkruar: “Dëgjova nga Duka se keni pasur një djalë… unë jam ende këtu me dashuri, miqësi dhe urime për djalin tuaj.”
Epstein, i cili u dënua për marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur, kishte gjithashtu një testament të firmosur më 8 gusht 2019, vetëm dy ditë para se të gjendej i vdekur në qelinë e tij të burgut. Ai kishte planifikuar t’i linte ishullin e tij privat, 50 milionë dollarë dhe rezidencën e tij të Upper East Side të dashurës së tij të fundit të njohur, Karina Suljak.
Ky zbulim i ri hedh dritë mbi botën komplekse dhe të errët të Epstein dhe lidhjet e tij personale, të cilat vazhdojnë të jenë objekt investigimi nga autoritetet.
