Irani provokoi sërish duke lëshuar një raketë balistike në drejtim të Turqisë. Ministria e Mbrojtjes turke njoftoi se raketa u neutralizua nga NATO.
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani, e cila hyri në hapësirën ajrore turke, është neutralizuar nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s, të vendosura në Mesdheun Lindor.
Deklarata e Ministrisë thekson: “Të gjitha masat e nevojshme po merren me vendosmëri dhe pa hezitim kundër çdo kërcënimi ndaj territorit dhe hapësirës ajrore të vendit tonë. Po zhvillohen diskutime me vendin përkatës për të sqaruar të gjitha aspektet e incidentit. Duke pasur si përparësi sigurinë tonë kombëtare, të gjitha zhvillimet në rajon po monitorohen dhe vlerësohen me kujdes.”
Ky incident ndodh në një periudhë tensionesh në rajonin e Mesdheut Lindor, ku siguria ajrore dhe balistike mbetet një çështje kyçe për vendet e rajonit dhe aleatët ndërkombëtarë.
