PAMJE: Si u grabit në 70 sekonda argjendaria e famshme në Kaliforni
Një bandë grabitësish sulmoi një dyqan bizhuterish në Kaliforni në qershor 2025, duke vjedhur sende me vlerë më shumë se 1.5 milionë dollarë në më pak se një minutë.
Videoja e grabitjes, e publikuar së fundmi nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, tregon organizimin e grupit, i cili përbëhej nga rreth 20 burra të maskuar.
Grabitja ndodhi në qershor 2025 në bizhuterinë “Kumar” në Fremont. E përshkruar nga autoritetet si një “vjedhje në stilin mafioz”, grabitja nisi kur një varg automjetesh ndaloi jashtë dyqanit të bizhuterive dhe burra me kapuçë hynë me vrap në dyqan me çekiçë.
Duke mbajtur çanta shpine dhe duke përdorur çekiçë e dalta, grabitësit thyen vitrinat me shpejtësi marramendëse dhe vodhën rreth 75% deri në 80% të mallrave, sipas “New York Post”. Në rreth 70 sekonda, ata rrëmbyen plaçkën, e cila vlen më shumë se 1.4 milion dollarë, dhe ikën me makinat që prisnin jashtë.
Videoja u publikua nga East Bay Times.
Për shkak të faktit se makinat që përdorën për t’u arratisur ishin të vjedhura, policia nuk mundi t’i gjurmonte përmes kamerave të sigurisë. Megjithatë, një makinë patrullimi ndoqi një makinë që shkeli një shenjë STOP dhe semaforin e kuq, dhe policia arrestoi 4 të rinj të moshës 19-20 vjeç. Dy prej tyre u liruan ndërsa çështja nuk është çuar ende në gjykatë.
