Bllokim Autostradë Tiranë-Elbasan: Kolona Kilometrike

Trafik kilometrik bllokon autostradën Tiranë-Elbasan

Autostrada Tiranë-Elbasan është bllokuar këtë pasdite, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh në drejtim të Elbasanit.

Sipas informacioneve paraprake, trafiku është rënduar ndjeshëm duke filluar nga dalja e tunelit të Krrabës deri në zonën e Bradasheshit. Në këtë segment është krijuar një kolonë automjetesh me gjatësi kilometrike.

Drejtuesit e automjeteve raportojnë se qarkullimi është pothuajse i paralizuar në disa segmente të aksit, ndërsa mjetet lëvizin me një ritëm shumë të ngadaltë.

Deri tani nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me shkakun e bllokimit. Megjithatë, dyshohet se fluksi i lartë i automjeteve, së bashku me një mundshëm incident në rrugë, kanë kontribuar në krijimin e këtij trafiku të rënduar.

Scroll to Top