Parashikimi i motit për të shtunën: Vranësira dhe reshje të dobëta

Ditën e shtunë, moti parashikohet të jetë relativisht i paqëndrueshëm, me periudha kthjellimi. Nga mesdita deri pasdite, pritet alternim vranësirash të pakta deri mesatare, kryesisht në zonat kodrinore-malore të vendit.

Reshje shiu me intensitet të ulët dhe stuhira të shkurtra në vende të izoluara (në male) pritet të jenë prezente nga mesdita deri pasdite, përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe relieveve malore të vendit.

Pas orëve të pasdites, reshjet e shiut pritet të ndërpriten në të gjithë territorin.

Era do të fryjë nga verilindja me drejtim veri-perëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s.

Scroll to Top