VIDEO/ Pas kaosit në stadium, Elbasani largohet nga Vlora me masa të rrepta sigurie
Skuadra e Elbasanit është larguar nga stadiumi “Flamurtari” në Vlorë më shumë se një orë pas përfundimit të ndeshjes me ekipin vendas. sfida u shoqërua me trazira pas përfundimit të saj, duke krijuar një situatë të tensionuar.
Siç shihet edhe nga pamjet, forcat e policisë rreth stadiumit kanë qenë në gatishmëri derisa situata u qetësua dhe u dha drita e gjelbër për largimin e ekipit. Sipas informacioneve, policia e Vlorës do të shoqërojë ekipin deri në Levan. Më pas, autobusi i Elbasanit do të shoqërohet nga një patrullë e Fierit deri në daljen e Lushnjës, për të shmangur çdo incident të mundshëm.
SHIH ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL
