Autoritetet iraniane kanë njoftuar arrestimin e 20 personave në qytetin Urmi. Ata akuzohen për dërgimin e informacioneve mbi lokacione ushtarake, policore dhe të sigurisë në Izrael.
Agjencia e Lajmeve Tasnim, e cila raporton për Trupat e Gardës së Revolucionit Islamik, bëri të ditur se janë goditur disa rrjete të dyshuara për lidhje me agjentë izraelitë.
Arrestimet janë kryer në bazë të një urdhri gjyqësor, sipas asaj që deklaroi prokurori qendror i Azerbajxhanit Perëndimor.
Autoritetet nuk kanë ofruar detaje të mëtejshme në lidhje me identitetin e personave të arrestuar apo për vazhdimin e hetimeve. Ky njoftim vjen në një periudhë kur tensionet mes Iranit dhe Izraelit vazhdojnë të jenë të larta.
