Rama & Irani: Ish-ambasadori Nesho hedh dyshime

Rama kërkoi bashkëpunim me regjimin iranian në vitin 2017, thotë ish-ambasadori Nesho: Sot ka ndryshuar pozicionin sepse…

Ish-ambasadori Agim Nesho ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me situatën në Iran, duke rikujtuar qëndrimet e mëparshme të qeverisë shqiptare ndaj këtij vendi.

I ftuar në emisionin News24, Nesho deklaroi se në vitin 2017, qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama kishte ndërmarrë hapa për forcimin e marrëdhënieve me regjimin iranian. Ai theksoi se në atë periudhë, një delegacion zyrtar shqiptar, i kryesuar nga ministri i Jashtëm, zhvilloi kontakte me autoritetet iraniane, duke shprehur dëshirën për bashkëpunim në fusha të ndryshme, përfshirë ekonominë dhe turizmin.

“Është po kjo qeveri që në vitin 2017 dërgoi një delegacion dhe kërkoi zhvillim marrëdhëniesh ekonomike, turistike dhe një platformë bashkëpunimi mes dy vendeve,” u shpreh Nesho.

Ai e krahasoi këtë qasje me qëndrimin aktual të kryeministrit Rama, i cili, sipas tij, sot ka marrë një pozicion të kundërt, duke dënuar regjimin iranian. Sipas ish-ambasadorit, ky ndryshim qëndrimi ngre pikëpyetje rreth arsyeve që qëndrojnë pas tij, duke lënë të kuptohet se kryeministri mund të jetë duke u përpjekur të justifikojë zhvillimet e fundit dhe pozicionimin e tanishëm politik me ngjarjet në Shqipëri.

Scroll to Top