Aksident tragjik: Autoboti i UKT vret 72-vjeçare në Tiranë

Përplasi për vdekje 72-vjeçaren, arrestohet drejtuesi i autobotit të UKT-së

Policia e Tiranës ka arrestuar 52-vjeçarin A. B., pas aksidentit të ndodhur dje, i cili i mori jetën një 72-vjeçareje në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi në bulevardin “Gjergj Fishta”, në zonën e ish-ekspozitës, ku 72-vjeçarja, e cila lëvizte me motoçikletë elektrike, u përplas nga autoboti.

Si pasojë e përplasjes, viktima, e identifikuar si Athina Bushi, humbi jetën në vend.

Nga kqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, mësohet se gruaja 72-vjeçare është penguar teksa lëvizte me motomjetin elektrik dhe ka rënë në rrugë. Autoboti, i cili drejtohej nga 52-vjeçari, e ka përplasur me rrotat e pasme.

Në njoftimin e policisë thuhet: “Specialistët e qarkullimit rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 52 vjeç, pasi dje, mjeti që drejtonte është përfshirë në një aksident rrugor, me pasojë vdekjen e shtetases A. B., 72 vjeçe, e cila lëvizte me motomjet elektrik.”

Scroll to Top