Aksident masiv në Qafë-Plloçë: Përplasen tre kamionë dhe një fugon
Një aksident rrugor me pasoja të rënda materiale është regjistruar pak minuta më parë në zonën e Qafë-Plloçë. Në këtë ngjarje janë përfshirë tre kamionë dhe një fugon i cili transportonte udhëtarë.
Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar rëndë. Megjithatë, njëri nga drejtuesit e mjeteve dhe disa pasagjerë janë transportuar në Spitalin e Pogradecit për ekzaminime mjekësore.
Aksidenti ka shkaktuar vështirësi të konsiderueshme në qarkullimin e mjeteve në këtë segment rrugor. Më tej, është raportuar se njëri prej kamionëve transportonte lëndë djegëse, duke shtuar nivelin e rrezikut në zonë.
Aktualisht, trafiku është devijuar përmes një rruge anësore të improvizuar pranë një stacioni karburanti. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për menaxhimin e situatës dhe zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
