Pengesë në rrugën e Shqipërisë drejt Botërorit: Suedia publikon listën me mungesa dhe futbollistin që braktisi Kosovën
Trajneri i Suedisë, Graham Potter, ka publikuar sot listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet “play-off” të Botërorit. Suedia bën pjesë në një minigrup ku ndodhet edhe Shqipëria. Suedezët do të përballen fillimisht me Ukrainën, ndërsa në një finale të mundshme, do të luajnë kundër Shqipërisë.
Trajneri Potter ka grumbulluar 26 lojtarë, por në listë bie në sy numri i madh i mungesave për shkak dëtimesh. Aleksander Isak, Dejan Kulusevski, Viktor Johanson, Emil Holm, Jakob Uidell Zeterstrom, Aleksander Bernhardson dhe Emil Kraft janë ndër lojtarët kryesorë që mungojnë nga ekipi.
“Kemi një ndeshje të parë thelbësore. Duhet një plan loje i qartë, por edhe zgjidhje alternative nga pankina. Është e pafat që humbim lojtarë për dëmtime, por kemi një grup me shumë cilësi,” tha Potter.
Në listë është përfshirë edhe Besfort Zeneli, një futbollist që në të kaluarën ka qenë pjesë e Përfaqësueses U21 të Kosovës, por më pas ka zgjedhur të luajë për Suedinë. Ai është vëllai i sulmuesit të Kosovës, Arbër Zeneli.
LISTA E GRUMBULLUAR:
- Portierë: Melker Elborg (Sunderland), Kristofer Nordfeldt (AIK), Noel Tornkvist (Como)
- Mbrojtës: Gabriel Gudmundson (Leeds), Isak Hien (Atalanta), Herman Johanson (Dallas), Gustaf Lagerbielke (Braga), Viktor Nilson Lindelof (Aston Villa), Karl Starfelt (Celta Vigo), Eliot Stroud (Mjallby), Daniel Svenson (Borussia Dortmund)
- Mesfushorë/Sulmues: Taha Ali (Malmo), Jasin Ajari (Brighton), Roni Bardaxhi (Barcelona), Lukas Bergvall (Tottenham), Antoni Elanga (Newcastle), Viktor Gyokeres (Arsenal), Jesper Karlstrom (Udinese), Hugo Larson (Eintracht Frankfurt), Gustav Lundgren (Gais), Gustaf Nilson (Club Brugge), Benjamin Nigren (Celtic), Erik Smith (St. Pauli), Matias Svanberg (Wolfsburg), Uilliot Suedberg (Celta Vigo), Besfort Zeneli (Union SG)
