Mossadi Rekrton Iranianë për Kundër-Regjimit

“Mirë se vini!” Si po rekruton Mossadi informatorë iranianë kundër regjimit

Mes tensionit të shtuar me Iranin, Mossadi, shërbimi i inteligjencës së jashtme izraelite, po intensifikon përpjekjet e tij në mediat sociale për të rekrutuar persona kundër regjimit aktual iranian.

Një kanal i dedikuar i Mossadit është hapur në mënyrë diskrete në fund të dhjetorit. Një lidhje drejt këtij kanali gjendet në faqen zyrtare të internetit të Mossadit, gjë që konfirmon autenticitetin e tij, bashkë me lidhje të tjera për llogaritë e rekrutimit në platforma si Instagram, Facebook dhe LinkedIn.

Llogaria në Telegram, në gjuhën persiane, u krijua më 24 dhjetor, vetëm katër ditë para fillimit të protestave masive në Iran, të cilat kulmuan me përplasje të dhunshme. Një mesazh në krye të faqes përshëndet vizitorët me fjalët: “Mirë se vini! Nëse keni arritur deri këtu, ndoshta është sepse doni të na kontaktoni”. Ky mesazh pasohet nga udhëzime të detajuara mbi mënyrën e kontaktimit me Institutin.

Më 6 mars, kanali, i cili deri më sot numëron rreth 48,000 abonentë, publikoi një mesazh ku i inkurajonte iranianët të dërgonin informacione nga brenda vendit: “Vazhdoni të dërgoni raportet tuaja nga terreni. Ju jeni dëshmitarët e së vërtetës. Ne do të vazhdojmë deri në fitore!”

“Mossadi ka dekada që specializohet në këtë lloj operacionesh, duke shfrytëzuar mjetet dhe teknologjitë në dispozicion,” shpjegon Yossi Melman, një gazetar izraelit dhe ekspert i mbrojtjes dhe inteligjencës.

Scroll to Top