Vrasje gruaje në Itali: Bashkëshorti dyshohet autor, tenton vetëvrasjen

Vrasje familjare në Itali: Burri vret gruan me thikë, pastaj tenton vetëvrasjen

Një ngjarje tragjike është raportuar në Itali, ku një 49-vjeçar, Vincenzo Dongellini, është arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valentina Sarto.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e çiftit, të cilët, sipas mediave italiane, ishin martuar prej më pak se një viti. Burri dyshohet se ka goditur me thikë gruan e tij dhe më pas ka tentuar t’i japë fund jetës.

Ai është transportuar në spital ku po merr trajtim mjekësor. Raportohet se mes çiftit ka pasur konflikte të herëpashershme.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Scroll to Top