Kreu i Los Lobos arrestohet në Meksikë

Kreu i grupit kriminal në Ekuador, i njohur si Los Lobos, është arrestuar në Meksikë.

Kreu i grupit kriminal Los Lobos në Ekuador është arrestuar në aeroportin ndërkombëtar të Meksiko Sitit. Lajmi u bë publik nga Ministri meksikan i Sigurisë, Omar García Harfuch.

“I dyshuari, i njohur me pseudonimin Lobo Menor, ishte në kërkim dhe ishte i përfshirë në trafik droge, grabitje dhe vrasje”, shkroi Harfouch në rrjetin X.

Nga ana tjetër, Ministri i Brendshëm i Ekuadorit, John Reimberg, deklaroi se Angel Esteban Aguilar kërkohej në lidhje me vrasjen e kandidatit presidencial ekuadorian, Fernando Villavicencio, ngjarje e ndodhur në vitin 2023.

Scroll to Top