Aksident Tragjik Korçë: Vdes Polici i Burgut të Drenovës

Aksidenti në Korçë, ndërron jetë polici i burgut të Drenovës

Një punonjës i policisë së Burgjeve, 45-vjeçari Krenar Çekiçi, ka ndërruar jetë në spital disa orë pas aksidentit të ndodhur përgjatë rrugës Korçë – Maliq, pranë fshatit Lumalas. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Rajonal të Korçës, ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.

Ngjarja u regjistrua mesditën e kësaj të mërkure, më 18 mars, në aksin Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Lumalas. Aksidenti, ku u përfshinë dy automjete, shkaktoi disa persona të plagosur, të cilët u transportuan menjëherë në spital.

Policia vijon hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

Scroll to Top