Mossad akuzon regjimin iranian: Përdor xhamitë si depo armësh dhe qendra operacionesh për sulme
Mossad akuzon regjimin iranian se po i shndërron xhamitë në depo armësh dhe seli ushtarake.
Nëpërmjet një reagimi në platformën X, shërbimi sekret izraelit thekson se “përdhosja e vendeve të shenjta ka qenë gjithmonë dhe do të vazhdojë të jetë vepër e së keqes që lufton kundër së mirës dhe e errësirës që lufton kundër dritës”.
Gjithashtu, Mossad i është drejtuar me një mesazh edhe popullit iranian. Ai u bën thirrje të ndihmojnë në ekspozimin e natyrës së vërtetë të veprimeve të regjimit dhe në nxjerrjen në pah të “të keqes” që ai përfaqëson.
