Lajm i bujshëm: Elmando Gjini, i vlerësuar nga trajneri Silvinjo për Kombëtaren para ndeshjes me Poloninë.
Mbrojtësi i Vllaznisë, Elmando Gjini, është në fokusin e trajnerit Silvinjo përpara ndeshjes me Poloninë. Mbetet për t’u parë nëse ai do të marrë një ftesë zyrtare të shtunën, apo do të jetë në listën rezervë.
23-vjeçari është një figurë kyçe te Vllaznia, ku luan si i huazuar nga skuadra e Ballkanit. Objektivi kryesor i ekipit shkodran është fitimi i titullit kampion, ndërsa kanë të drejtën e blerjes së kartonit të tij në fund të sezonit.
Gjini ka përfaqësuar Shqipërinë edhe në kategoritë e moshave, duke luajtur deri me ekipin U-21. I lindur në Suedi, ky mbrojtës është konsideruar një përforcim i suksesshëm për Vllazninë gjatë merkatos së verës së kaluar.
Ai ka regjistruar 30 paraqitje me ekipin shkodran, duke shënuar një gol dhe duke dhënë një asistim. Ndeshja e fundit përpara grumbullimit me Kombëtaren do të jetë ajo kundër Dinamos. Pas kësaj sfide, pritet që Gjini të vihet në dispozicion të trajnerit Silvinjo.
