“Jemi kthyer aty ku na takon”: Futbollistet që kërkuan azil mirëpriten në Iran me kurora lulesh
Lojtarët e ekipit kombëtar të futbollit mbërritën në Iran, disa me buzëqeshje të zbehta, të tjerë të zymtë, por të gjithë të veshur me hixhab. Ata u pritën me flamuj iranianë dhe secili prej tyre mori një kurorë të madhe me lule.
Aktualisht, vetëm dy anëtarë të ekipit kanë mbetur në Australi, ku kanë kërkuar dhe marrë azil.
Atletët mbërritën në Bazargan. Video të publikuara i tregojnë ata duke ecur mes dy rreshtave njerëzish. Lojtaret, secila e shoqëruar nga një vajzë e vogël, dukeshin nervoze gjatë marshimit.
“Irani është atdheu im, familja ime është këtu, ne i përkasim atij. Unë jam kthyer,” tha njëra nga atletet. Të tjerat shprehën dashurinë për Iranin dhe lumturinë që janë kthyer, pavarësisht shqetësimeve se mund të akuzoheshin për tradhti ndaj vendit për shkak të moskëndimit të himnit kombëtar gjatë një tubimi.
Grupi mbërriti në Stamboll të martën, fluturoi për në Igdir në Turqinë lindore të mërkurën në mëngjes dhe më pas mori një autobus nga Igdiri për në pikën kufitare Gurbulak në Iran.
