Policia holandeze arreston të dyshuarin e pestë për zjarrvënie në një sinagogë në Roterdam
Policia holandeze ka arrestuar të dyshuarin e pestë në lidhje me një sulm me zjarrvënie në një sinagogë në Roterdam, të ndodhur të premten e kaluar. Njoftimi u bë publik të enjten nga policia holandeze.
“Gjatë hetimit për ngjarjen e javës së kaluar në sinagogë… sot në qytetin e tij të lindjes u arrestua një 19-vjeçar nga Tilburgu. Roli i tij në ngjarje është duke u hetuar. Ky është i dyshuari i pestë në kuadër të këtij hetimi”, thuhet në një deklaratë të policisë në platformën e mediave sociale X.
Më herët gjatë kësaj jave, Ministri i Drejtësisë David van Weel deklaroi se po shqyrtohej mundësia e përfshirjes së Iranit në këtë sulm. Katër të dyshuarit e tjerë, të moshës 17 deri në 19 vjeç, u arrestuan menjëherë pas aktit të zjarrvënies.
Javën e kaluar, Holanda u përfshi nga disa sulme, duke përfshirë edhe një të drejtuar kundër një shkolle hebraike në Amsterdam. Gjithashtu, pati një sulm ndaj një sinagoge në Liege, në Belgjikën fqinje.
Sulmet, të cilat nuk rezultuan me të lënduar, u morën përgjegjësi në platformën e mediave sociale X nga një grup ekstremist. Megjithatë, policia po vijon hetimet për të përcaktuar nëse ky grup ishte vërtet pas tyre.
Këto sulme kanë sjellë rritjen e masave të sigurisë në vendet hebreje në Holandë. Shqetësimet për sulme të mundshme kundër komuniteteve hebreje në mbarë botën janë shtuar pas veprimeve ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit dhe kundërpërgjigjes së Teherani.
