Orban kundër ndihmës për Ukrainën: Zhvendoset në fund të sallës

FOTOLAJM/ Orban u zhvendos në fund të sallës gjatë fjalës së Zelensky-t

Në një samit të 27 udhëheqësve të BE-së të zhvilluar në Bruksel, kryeministri hungarez Viktor Orban ka shfaqur kundërshtim të fortë ndaj ndihmës prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën.

Një dëshmi e qëndrimit të tij kundërshtues është edhe një foto që po qarkullon në internet. Ajo tregon kryeministrin hungarez të ulur larg podiumit, në rreshtin e dytë, ndërsa presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky po mbante një fjalë.

Në deklaratën e tij, Zelensky theksoi, ndër të tjera, se paketa financiare prej 90 miliardë eurosh do të përdoret për blerjen e sistemeve amerikane të mbrojtjes ajrore “Patriot”.

Ditët e fundit, Orban ka intensifikuar retorikën kundër Ukrainës, periudhë kjo që përkon me fushatën elektorale në vend.

Gjatë fjalës së tij, Zelensky u shpreh: “Ne duhet të vazhdojmë të shfrytëzojmë çdo mundësi për të gjetur raketa për sistemet Patriot. Ky është një prej arsyeve pse programi PURL është i dobishëm”, shtoi ai.

Scroll to Top