Izraeli godet objektiva ushtarake në Siri pas sulmeve

Izraeli zgjeron ofensivën në Lindjen e Mesme, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) godasin objektiva ushtarake në Siri.

Izraeli ka njoftuar se ka kryer sulme ajrore ndaj objektivave ushtarake në Siri. Një qendër komande dhe armë në komplekset ushtarake që i përkisnin regjimit sirian u goditën në jug të vendit, sipas njoftimeve të Forcave Mbrojtëse të Izraelit në mediat sociale.

IDF ka deklaruar se këto sulme erdhën si përgjigje ndaj sulmeve të djeshme ndaj civilëve të grupit etnik Druze në Siri. “IDF nuk do të tolerojë dëmin ndaj popullsisë druze në Siri dhe do të vazhdojë të veprojë për t’i mbrojtur ata,” thuhet në deklaratë.

Që nga fillimi i luftës, sulmet izraelite janë përqendruar pothuajse tërësisht në objektiva në Iran dhe në infrastrukturën e përdorur nga grupi militant Hezbollah në Liban, i cili mbështetet nga Irani.

Scroll to Top