Ndërron jetë në ambientet e sigurisë 41-vjeçari i arrestuar dy ditë më parë
Një 41-vjeçar, i arrestuar vetëm dy ditë më parë, ka ndërruar jetë në ambientet e sigurisë në Tiranë. Sipas një njoftimi zyrtar, shtetasi me iniciale B. P. ka humbur jetën në rrugën “Mine Peza”, pranë Bllokut të Sigurisë.
Ai ishte arrestuar më 18 mars 2026 për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë”. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po vijon verifikimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.
Njoftimi i plotë thotë:
- “Më datë 20.03.2026, rreth orës 05:45, në rrugën “Mine Peza”, te Blloku i Sigurisë, ka ndërruar jetë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi B. P., 41 vjeç, i arrestuar më datë 18.03.2026 për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë”. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.”