Në vitin 2025, mbi 10 mijë raste zjarri: Raporti thekson nevojën për rritje të logjistikës dhe kapaciteteve njerëzore
Rastet e zjarreve kanë shënuar një rritje në vitin 2025, duke e bërë gjithnjë e më sfiduese përballjen me to. Një raport i Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpërthimi për vitin e kaluar tregon se situata është përkeqësuar, edhe në kontekstin e ndryshimeve klimatike.
Raporti thekson se:
- Krahasuar me vitin 2024, ku janë regjistruar 10,226 raste zjarri, në vitin 2025 janë shënuar 306 raste më shumë.
- Megjithëse në vitin 2024 pati një numër më të lartë sipërfaqesh të djegura, viti 2025 u karakterizua nga një sezon zjarri më intensiv dhe më i gjatë.
- U vu re rritje e shpejtësisë së djegies dhe numrit të ndërhyrjeve nga zjarrfikësit, veçanërisht gjatë muajve të verës, duke pasqyruar ndikimin e klimës (valë të nxehtësisë dhe thatësirë).
Ky panoramë ka bërë që raporti të nënvizojë nevojën për zgjerimin e kapaciteteve logjistike dhe njerëzore.
Sipas raportit:
- Në vitin 2025 u evidentua një rritje e ndjeshme e ndërhyrjeve, duke treguar një ngarkesë operative më të lartë për strukturat zjarrfikëse.
- Ky trend sugjeron zgjerimin e rolit të shërbimit në menaxhimin e emergjencave dhe kërkon një rishikim të kapaciteteve njerëzore dhe logjistike.
- Një zhvillim pozitiv në aspektin e parandalimit është rritja e numrit të inspektimeve në vitin 2025, me 806 inspektime më shumë se në vitin 2024.
Megjithatë, dokumenti thekson se krahasimi me rritjen e zjarreve tregon se ndikimi parandalues i inspektimeve mbetet i kufizuar dhe kërkon riorientim drejt sektorëve me risk të lartë.
Gjatë vitit 2025, pati gjithashtu një rritje të konsiderueshme të ndërhyrjeve për shpëtim, duke refuzuar një ngarkesë operative më të lartë për strukturat përkatëse.
- Në vitin 2025 u kryen 1871 raste ndërhyrje për shpëtim.
- Më i larti numër i ndërhyrjeve për shpëtim u shënua në muajin dhjetor (296 raste), ndërsa më i ulëti në muajin shkurt (71 raste).
Ky trend konfirmon nevojën për përmirësimin e kapaciteteve logjistike dhe njerëzore për menaxhimin e emergjencave.
