Titulli: Herri Kejn paralajmëron Realin e Madridit: “Të përgatiten, e di çfarë i pret në Mynih”
Bajerni i Mynihut ka ngjallur frikë te Reali i Madridit, pas eliminimit të Atalantës në raundin e 16-të të Ligës së Kampioneve me rezultatin e thellë 10-2. Në prag të kësaj përballjeje, që cilësohet si një finale e parakohshme, Herri Kejn ka dhënë një deklaratë.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Kur përballesh me Real Madridin në Ligën e Kampioneve, e di që duhet të luftosh. Ne jemi gati. Nuk kemi frikë nga askush, por jemi të vetëdijshëm se do të jetë e komplikuar. Do të analizojmë pikat e forta dhe të dobëta të tyre dhe do të përpiqemi t’i shfrytëzojmë ato. Kemi një stil loje që nuk ndryshon shumë, pavarësisht kundërshtarit. Nuk do të jetë ndryshe as në çerekfinale”, ka thënë Kejn.
Ai më pas shtoi: “Do të kishte qenë e lehtë të ngadalësonim ritmin, të hiqnim dorë nga përpjekja dhe të lejojmë gjërat të ecin vetë, por ne donim të vazhdonim të provonim vetes dhe askujt tjetër se jemi në gjendje të japim më të mirën tonë në çdo moment të sezonit. Dhe ne e kemi treguar sërish këtë. Ndaj, Reali duhet të jetë i vetëdijshëm për atë që i pret”, përfundoi Kejn.
Burimi: DRITAN LUNDRA – PANORAMASPORT.AL
