VIDEO/ Irani sulmon Qytetin e Vjetër të Jerusalemit, momenti kur një fragment rakete balistike bie në zonë
Një shpërthim është regjistruar në orët e para të pasdites pranë Murit Perëndimor dhe Xhamisë Al-Aksa, pasi një raketë iraniane goditi Sheshin Hebraik në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet momenti kur një raketë balistike iraniane godet zonën.
Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes Izraelite tha se raketa u rrëzua para se të arrinte në objektiv, por fragmente të raketës ranë dhe shkaktuan dëme në vendngjarje. Sulmi ndodhi rreth 400 metra larg Murit Perëndimor dhe kompleksit të Xhamisë Al-Aksa, në zonën e Malit të Tempullit.
Shërbimet mjekësore nuk raportuan viktima nga sulmi, megjithëse dëmet mbeten të konsiderueshme në zonën e parkingut. Irani, nga ana e tij, nuk ka bërë një deklaratë zyrtare në lidhje me sulmin.
Një video tjetër tregon momentin kur një fragment nga një raketë balistike iraniane goditi Qytetin e Vjetër të Jerusalemit pasditen e sotme.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
