Trump për luftën Izrael-Iran: Nuk kërkoj armëpushim

Trump: Izraeli do t’i japë fund luftës kur edhe SHBA të jetë gati

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se “Izraeli do të jetë gati t’i japë fund luftës kur edhe SHBA të jetë gati”.

Në një konferencë për shtyp, Trump ka theksuar se Shtetet e Bashkuara kanë sulmuar ashpër Iranin dhe se ky i fundit ka pësuar goditje të mëdha. “Këta janë banditë, njerëz të tmerrshëm,” ka thënë ai.

Ai më tej ka nënvizuar se nuk kërkon armëpushim. “Nuk dua të bëj një armëpushim. Nuk bëhet armëpushim kur fjalë për fjalë po e shkatërron palën tjetër,” u shpreh ai.

Donald Trump u pyet gjithashtu në lidhje me vendimin e qeverisë britanike për të lejuar ushtrinë amerikane të përdorë bazat e Mbretërisë së Bashkuar në Lindjen e Mesme për të goditur objektiva në operacionet mbrojtëse. Ai shtoi se Britania duhet të kishte reaguar më shpejt në lidhje me lejet e bazave ushtarake.

Scroll to Top