VIDEO/ Kapsollë dëmton gjyqtarin në “Elbasan Arena”
Ndeshja mes Elbasanit dhe Egnatias ishte mjaft e tensionuar gjatë pjesës së parë. Një përplasje mes lojtarëve Lajthia dhe Aliu, e cila ndodhi në minutën e 32-të, solli reagimin e tifozëve verdheblu.
Pranë gjyqtarit të FIFA-s, Rejdi Avdo, u hodh një kapsollë, duke shkaktuar dëmtimin e arbitrit anësor. Pas këtij episodi, loja u rifillua normalisht.
Në fillim të sfidës, skuadra e Elbasanit mbeti me dhjetë lojtarë pasi Boje u largua me karton të kuq. Më pas, edhe Ruçi la kampionët me një lojtar më pak.
Kjo sfidë, e vlefshme për javën e 29-të të Abissnet Superiores, nuk prodhoi asnjë gol në fraksionin e parë. Egnatia aktualisht ndodhet dy pikë pas Elbasanit në renditje.
/Panorama Sport/
