ZYRTARE/ E gjithë Shqipëria me sytë nga ai, konfirmohet rikthimi i bujshëm te Kombëtarja
Ernest Muçi është grumbulluar nga trajneri Silvinjo për sfidat e muajit mars. Klubi i tij, Trabzonspori, ka konfirmuar zyrtarisht këtë lajm nëpërmjet rrjeteve sociale, ndërsa nesër pritet që edhe Federata Shqiptare e Futbollit të publikojë listën e plotë. Ky është një kthim i veçantë në Kombëtare, pasi Muçi ka shkëlqyer te Trabzonspori.
Në vitin 2025, ai pati vetëm 30 minuta aktivizim me ekipin kuqezi. Mbetet për t’u parë cili do të jetë roli i tij në fazën “play-off”. Kombëtarja shqiptare do të përballet me Poloninë në transfertë. Ky takim gjysmëfinal për fazën “play-off” të Kupës së Botës zhvillohet më 26 mars, duke filluar nga ora 20:45.
/Panorama Sport/
Lista e lojtarëve të Trabzonsporit të grumbulluar nga kombëtaret:
