Shpërthim vdekjeprurës në Romë, dy viktima

Shpërthim i fortë në një banesë të braktisur në Itali, dy persona humbën jetën

ITALI – Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi që ndodhi në një banesë në Romë. Sipas mediave italiane, viktimat, Sara Ardizzone dhe Alessandro Mercoliano, dyshohet se po përgatisnin një pajisje shpërthyese në banesën e braktisur pranë një ferme në Romë.

Siç raporton media italiane “La Republica”, viktimat mendohet se kanë qenë të lidhura me anarkistin italian Alfredo Cospito, i cili është dënuar me 32 vjet burg dhe mbahet në kushte të rrepta izolimi.

Scroll to Top