Financial Times: Irani lejon kalim të kufizuar të anijeve nëpër Ngushticën e Hormuzit
Irani ka lejuar një anije mallrash në pronësi greke të kalojë nëpër Ngushticën e Hormuzit me Sistemin e tij Automatik të Identifikimit (AIS) të aktivizuar, një veprim që nuk ishte vënë re që nga 2 marsi.
Sipas raportimit të Financial Times, Irani po lejojnë një numër të kufizuar anijesh mallrash të kalojnë, pavarësisht sulmeve të vazhdueshme nga SHBA-të dhe Izraeli.
Të dhënat e transportit detar tregojnë se të paktën gjashtë anije kanë shkarkuar mallra në Portin Khomeini, në provincën Khuzestan, në veri të Gjirit, dhe kanë kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit gjatë periudhës 15-16 marsit.
