Tatimet: Deklaroni të ardhurat nga Booking.com ose përballuni me pasoja

Tatimet: Ju vëzhgojmë, deklaroni të ardhurat nga Booking

Administrata Tatimore njofton se disponon të dhëna mbi rezervimet dhe shitjet e realizuara përmes platformës Booking.com.

Autoritetet tatimore u bëjnë thirrje individëve që kanë siguruar të ardhura nga dhënia e akomodimit përmes kësaj platforme t’i deklarojnë ato në Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale – DIVA 2025.

Ndërkohë, bizneset duhet të verifikojnë nëse deklarimet e tyre janë në përputhje me të dhënat e Booking, për të shmangur rrezikun e rivlerësimeve tatimore.

Tatimet kujtojnë se mosdeklarimi i të ardhurave përbën shkelje të legjislacionit tatimor dhe sjell penalitete sipas parashikimeve ligjore.

Scroll to Top