Rama: Akciza ulet me 20% nëse nafta kalon 220 lekë

Rama: Nëse çmimi i naftës kalon 220 lekë, akciza do të ulet me 20%

Gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, Edi Rama, kryetar i qeverisë, deklaroi se çmimi i naftës parashikohet të rritet. Ai sqaroi se nëse çmimi i karburantit do të kalojë vlerën prej 220 lekësh, do të vendoset një ulje prej 20% e akcizës.

“Çmimi i naftës jo vetëm që është rritur, por parashikohet të rritet edhe më tutje. Ndaj, kemi vënë në lëvizje bordin e transparencës, të cilin e kemi përdorur edhe më parë. Po ashtu, kemi marrë një vendim: për çdo ditë kur çmimi do të kërcejë mbi tavanin e 220 lekëve, do të ketë ulje me 20% të akcizës së naftës”, tha Rama nga mbledhja e Asamblesë së PS.

Scroll to Top