Protesta e Berishës: Bllokim rrugësh dhe denoncim mashtrimi

Protesta, Berisha: Të bllokojmë rrugët me makina

Sali Berisha ka zbuluar si pritet të veprohet ditën e nesërme në protestën kombëtare që do të nisë në orën 18:00. Kryedemokrati, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, deklaroi se deputetët nuk do të qëndrojnë në vijën e parë të demonstratës. Deputetët janë udhëzuar të shpërndahen pranë protestuesve të zonave të tyre, teksa shtoi se demonstruesit duhet të marrin makinat dhe të bllokojnë rrugët.

“Deputetët kanë porosi të mos rrinë të parët, por të shkojnë pranë protestuesve të zonave të tyre. Kjo edhe mund të ndryshojë. Ishte taktikë dhe qëndrim i yni. Censura, manipulimi dhe mashtrimi janë shtyllë kryesore e narkodiktaturës së sotme dhe përbëjnë një problem madhor për kohën që ne jemi në opozitë. Rruga e vetme e tamponimit të tyre është përdorimi i mjeteve sociale. Secili nga ne duhet të denoncojë, të shkruajë, të komentojë pa u lodhur sepse kjo brigadë puthadorësh që nga mëngjesi gjer në darkë përpiqen në mënyrat nga më të ndryshmet të mbrojnë Edi Ramën, në çdo lloj forme, edhe duke u depersonalizuar në shkallë ekstreme, përbëjnë vërtet një faktor tepër të dëmshëm të kësaj diktature”, u shpreh Berisha.

Scroll to Top