Irani dhe Izraeli vazhdojnë me kërcënimet, paralajmërojnë për sulme të reja
Një komandant i lartë i marinës së Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) pretendoi se baza të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Kuvajtit, të cilat sipas tij janë përdorur nga SHBA-të dhe Izraeli, janë shënjestruar.
Në një postim në rrjetet sociale, Alireza Tangsiri deklaroi: “Marina e IRGC-së goditi objektet e dy bazave ajrore, Al Minhad dhe Ali al Salem, duke përfshirë hangarët dhe depot e karburantit të avionëve që i përkasin forcave amerikano-sioniste, duke përdorur një vëllim masiv raketash balistike dhe dronësh vetëvrasës. Këto baza kanë qenë origjina e agresionit kundër ishujve iranianë.”
Kërcënimi i tij u bë publik ndërkohë që forcat ajrore të Izraelit njoftojnë se kanë sulmuar “më shumë se 200 objektiva” në Iran dhe lidhur me Hezbollahun sot.
