FOTOLAJM: Sulmuesi Jasir Asani mbështet Partizanin krahas presidentit Gazment Demi
Jasir Asani, sulmuesi që mori ftesë nga trajneri Silvinjo, u stërvit me Partizanin për 10 ditë për të ruajtur formën fizike, pas zhvillimeve në Iran që i kanë pamundësuar aktivizimin me skuadrën e Esteghlal. Sot, Asani u përfshi zyrtarisht në listën prej 26 lojtarësh të Partizanit. Një fotografi e publikuar nga “Panorama Sport” tregon presidentin e klubit, Gazment Demi, krah Asanit në stadiumin “Niko Dovana”. Partizani do të përballet sot me Teutën, në një ndeshje të vlefshme për javën e 29-të të Abissnet Superiore.
