Erblin Osmani, talenti shqiptar te Bajern Mynih

Një ditë historike për talentin shqiptar: Erblin Osmani përfshihet në ekipin e parë të Bajern Mynih për herë të parë.

Sot shënon një moment historik për Erblin Osmanin. 16-vjeçari me origjinë shqiptare është për herë të parë në stol me ekipin e parë të Bajern Mynih, i cili po luan kundër Union Berlin. Trajneri Kompani e ka përfshirë atë në skuadër për javën e 27-të të Bundesligës.

Osmani, një mesfushor me rrënjë nga Gjilani, është aktualisht pjesë e ekipit të Bajernit U-19. I lindur në Gjermani, ai luan gjithashtu edhe për ekipin U-17.

Mbetet për t’u parë nëse ai do të jetë i pranishëm në radhët e kombëtareve të Shqipërisë apo Kosovës në të ardhmen. Ndërkohë, është fakt që ai ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit me ekipin U-17 të Bajernit.

Scroll to Top