Trump i jep Iranit 48 orë ultimatum: Hapni Ngushticën e Hormuzit ose do shkatërrojmë infrastrukturën energjetike. Teherani kërcënon me mbyllje të plotë të ngushticës në rast sulmi.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar Iranin duke i dhënë një ultimatum prej 48 orësh për hapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit. Në rast të kundërt, Trump ka paralajmëruar se SHBA do të sulmojë dhe shkatërrojë infrastrukturën energjetike të Iranit, duke filluar nga termocentralet më të mëdha.
Presidenti Trump e bëri të ditur kërcënimin e tij nëpërmjet një postimi në platformën “Truth Social”.
Garda Revolucionare Iraniane ka reaguar menjëherë pas ultimatumit të dhënë nga Trump. Ajo ka premtuar se, nëse SHBA zbaton kërcënimet e saj ndaj termocentraleve iraniane, atëherë Ngushtica e Hormuzit do të mbyllet plotësisht dhe nuk do të rihapet derisa ato të rindërtohen.
Ky paralajmërim nga Garda Revolucionare u transmetua nga agjencitë iraniane të lajmeve.
