Harta e Al Jazeera: Mbi 1,500 të vrarë nga përshkallëzimi i sulmeve në Lindjen e Mesme
Një hartë e publikuar nga Al Jazeera tregon bilancin e viktimave si pasojë e përplasjeve të fundit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Izraelit dhe Iranit në të gjithë Lindjen e Mesme.
Sipas të dhënave të përditësuara deri të hënën, 23 mars, humbjet më të mëdha janë regjistruar në Iran, ku raportohen 1,500 të vrarë dhe 18,551 të plagosur.
Bilanci i viktimave në vendet e prekura nga sulmet është si më poshtë:
- Iran: 1,500 të vdekur, 18,551 të plagosur
- Liban: 1,001 të vdekur, 2,854 të plagosur
- Katar: 16 të plagosur
- Emiratet e Bashkuara Arabe: 8 të vdekur, 160 të plagosur
- Oman: 3 të vdekur, 15 të plagosur
- Irak: 61 të vdekur, dhjetëra të plagosur
- Kuvajt: 6 të vdekur, dhjetëra të plagosur
- Bahrein: 2 të vdekur, dhjetëra të plagosur
- Arabia Saudite: 2 të vdekur, dhjetëra të plagosur
- Siri: 4 të vdekur
- Jordani: 28 të plagosur
- Izrael: 18 të vdekur, 4,697 të plagosur
- Ushtria amerikane: 13 të vdekur, 200 të plagosur
- Territoret palestineze: 4 të vdekur
Të dhënat tregojnë për një përshkallëzim të ndjeshëm të konfliktit në rajon, me pasoja të rënda humanitare dhe një bilanc në rritje viktimash në disa shtete.
Na ndiqni në rrjetet sociale @balkanweb
