Berisha paralajmëron zgjerim të protestave: Do të ketë kudo
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar se protestat nuk do të jenë më të përqendruara vetëm në Tiranë, por do të shtrihen në të gjithë vendin.
Në një konferencë për shtyp të mbajtur në selinë blu, ai u shpreh se protestat do të zhvillohen kudo ku ka pakënaqësi. Ai shtoi gjithashtu se Partia Demokratike është kundër protestave të dhunshme dhe mbështet kryengritjen paqësore.
“Do të ketë protesta kudo, aty ku ka pakënaqësi do të ngrihet protesta. Regjimi do të përballet në të katër anët me qëndresë të fuqishme popullore”, tha ai.
